Për gjashtë muaj me radhë, punonjësit e policisë greke hetuan intensivisht vjedhjen e ndodhur në një shtëpi në zonën e Artës, por më në fund arritën ta zbardhin dhe të mbërrijnë në identifikimin e detajeve të autori.
Bëhet fjalë për një burrë, i cili akuzohet se më 17 nëntor 2022 ka hyrë në banesë dhe ka rrëmbyer shumën marramendëse prej 92.450 euro. Ndaj autorit është ngritur akuza për vjedhje të rëndë.
Por… shuma e parave ende nuk është gjetur duke “stërmunduar” edhe një herë efektivët për të zbuluar se ku fshihen paratë.