Kryeministri Edi Rama, në një takim me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10 ka folur dhe njëherë tjetër mbi reformën në drejtësi si dhe për pretendimet nga opozita që George Soros ka një ndikim të madh në vendin tonë, deri tek drejtësia.
“Tani thonë që reformën e paska bërë Soros. Po si? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!
Një miliarder, nga më të mëdhenjtë e botës, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri.
Të ishte ndonjë sorkadhe, ndonjë faza, hajde se thonë e la pa mend… janë plot gjëra që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që kemi bërë shumë dhe kemi vënë të gjitha bazat për të bërë finalen e një gjenerate me mandatin e katërt”, tha Rama.