Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës.
Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.
Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Si e ka zanafillën kjo ditë?
Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabrikën “Triangle”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.
Themelimi i Ditës Ndërkombëtare të Grave në 1910
Gjërat u bënë zyrtare në 1975 kur Kombet e Bashkuara filluan të festojnë 8 Marsin. Tema e parë e miratuar nga KB ishte “Festimi i së kaluarës, Planifikimi për Ardhmërinë”. Fokusi i këtij viti në “Një botë e barabartë është një botë e mundësuar” dhe kërkon që njerëzit të punojnë së bashku për të krijuar një botë të barabartë gjinore.
Dita Ndërkombëtare e Grave është bërë një datë për të festuar se sa larg gratë kanë ardhur në shoqëri, në politikë dhe në ekonomi, ndërsa rrënjët politike të ditës nënkuptojnë greva dhe protesta të organizuara për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë e vazhdueshme.
Duhet protestuar apo festuar?
Në disa qytete të Shqipërisë, 8 Marsi vite me parë u shënua me protesta e marshime sensibilizuese për të drejtat dhe liritë e grave. Ato marshuan rrugëve me tullumbace shumëngjyrëshe në duar. Në këtë mënyrë festohet edhe në shumë vende të tjera të botës, ku kërkohet e drejta dhe barazia e grave në shoqëri, pra festo duke protestuar!