Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken gjatë takimit që po zhvillon me të rinjtë te Piramida.
“Shumë nga pronarët e kësaj piramide do donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit të Shtetit nuk i lejoi.
Ne emër të të gjithë Shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe siç thotë edhe ligji ynë prej 500 vjetësh, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”.
Mirësevini në Shqipëri miku im, ne nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera, por jemi të parët për dedikimin tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera janë”- u shpreh Rama.
Ai tha se Enver Hoxha donte që Shqipëria t’i urrente amerikanët, por ai e di se Amerika është mik i Shqipërisë.
Rama ka falenderuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë
“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë.
Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon.
Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen. Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta.
Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falenderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”,-tha Rama.