Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar disa pamje nga spitali i ri i Pediatrisë në Durrës.
Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me pamje të ambienteve të brendshme të spitalit të rinovuar, gjithashtu edhe disa rrëfime të mjekëve.
Mjekët shprehen se ky spital është transformuar dhe është bërë me kushte më të mira duke i ofruar pacientëve trajtim të mirë.
“Për kushtet që ishin që fëmijët ti çonin tek dhoma e shtrimit, sot është si nata me ditën”, tha një mjeke.
“Unë kam mbi 10 vite që punoj këtu, kam punuar në Pediatri dhe ndryshimi që është bërë tani është shumë ndryshe nga çka qenë dhe ne kënaqemi me punën që bëjmë kur duket ambienti i pastër”, tha një tjetër mjeke.
“MIRËMËNGJES
me rrëfimet e stafit mjekësor dhe prindërve që kanë prekur nga afër transformimin e Pediatrisë së Durrësit pas infrastrukturës së degraduar që trashëguam, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.