E mbani mend historinë e kësaj gjyshes? Rasti i cili u bë viral pasi pretendohej se Policia Bashkiake i kishte derdhur karrocën, por në fakt ngjarja u zhvillua ndryshe. E moshuara e kishte derdhur vetë atë.
Ajo sot e ka lënë rrugën, e ka lënë trotuarin dhe shet produktet e saja në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri, në kushte të qeta dhe të sigurta.
Ishin efektivët e Policisë Bashkiake, së bashku me punonjës të shërbimit social në Bashkinë e Tiranës, kanë shoqëruar të moshuarën, e cila vazhdonte të shiste në trotuar, për t’i tregtuar produktet e saj në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri.
Fotot janë bërë në Tregun e Lëvizshëm i cili është vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë.