I riu Klaudio Prendi është vrarë në orët e para të mëngjesit në një atentat në Tiranë, menjëherë pasi ai doli nga lokali ku po qëndronte me shokët e tij.
Klaudio Prendi është djali i ish gjyqtarit Fran Prendi.
Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit.
Gjykata e Shkallës së Parë, më trupë gjykuese të kryesuar nga Fran Prendi dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkaq, me 12 vite burg u dënua Gilmando Dani, Indrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.
Prendi gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.
Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.