“Ekzistonte dikur dita e Bajramit, Krishtlindjeve dhe festave tjera, dita kur familjarët mblidheshin bashkë, kur fikej televizioni dhe preferohej të bëhej muhabet në tavolinë, në mesin e gjërave të ëmbla, pemëve të freskëta dhe gatimeve të shijshme.
Bajrami, Krishtlindja, dita e tavolinës së mbuluar me mbulesën më të mirë dhe të shtruar me gjërat më të mira. Pranë vetes vendosej gota e pijes, në vend të celularit.
Atëherë kur urimet thuheshin më zë dhe përdoreshin telefonat e shtëpisë për urimet në largësi. Ishte dita e përqafimeve të vërteta dhe shtrëngimeve të ngrohta të duarve, jo e mesazheve klishe apo e etiketimeve në postimet “e thata” të rrjeteve sociale.
Ishte dita kur ia dinim kuptimin, e ndjenim Bajramin dhe Krishtlindjen dhe e jetonim Bajramin e Krishtlindjen. Sot kemi shumë “miq” dhe ndihemi të vetmuar… të vetmuar me celularin në dorë.
Të vetmuar ndër miliona zemra të tjera të vetmuara që nuk e ndiejnë më magjinë e Bajramit, Krishtlindjes dhe festave tjera”./bota.al