Policia ka nisur që të marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit, duke nisur rrethimin e disa institucioneve.
Partitë opozitare ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën e 8-të kombëtare.
Opozita e bashkuar do të mbajë tubimin e radhës para kryeministrisë.
Në gatishmëri të plotë do të jenë forca të shumta të efektivëve, për të shmangur incidentet e mundshme dhe d.hunën e protestuesve.
Kjo metodë ushtrohet për të garantuar sigurinë e godinës nga protestuesit në raste, se nga ana e PD-së ndodh një ndryshim skenari.
Edhe në protestat e shkuara opozita e bashkuar ka bërë ‘xhiro’ në Tiranë duke protestuar në pika të ndryshme të vendit.
Kjo është protesta e tetë kombëtare e opozitës së bashkuar, e cila prej muajit shkurt ka djegur mandatet dhe kërkon largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.