Nga Xhensil Shkëmbi
Mira është nga Mborja e Korçës. Bashkëshorti i ndërroi jetë nga teroza muskulare para disa muajsh. La mbrapa 3 fëmijë. Dhe një nënë me kokën e ulur.
*Mira, e kuptoj mërzitjen tende. Edhe për shkak të varfërisë. Por pse e mban kokën ulur kur flet?
-Burri iku. E mori AI lart. M’i la mua hallet. Halle që më kanë ulur kokën.
*Do ja dalësh Mira, do ja dalësh.
-Me se t’ja dal? Unë nuk kam bukë të ha nesër
*Me çfarë e mban frymën?
-Djali është me prapambetje mendore. Nuk ka reaguar asnjë ditë. Në Maj bën 14 vjeç. Merr Kemp. 130 mijë lek te vjetra.
*Të dalin?
-Kam 3 fëmijë. Vajza 16 vjeç. E kam engjëll. Me e mira e shkollës. Ekselente. Djali tjetër 11 vjeç. Shumë të zgjuar, por u vjen turp. Kanë muaj nuk kanë blerë një rrobë.
*Mira, ngri kokën. Do e sigurojmë diçka e për ty. Zoti është i madh e i mirë.
Ngre kokën, me lot në sy, me sheh pa dredhur qerpikun e më thotë – “Gëzimi më i madh i një nëne është të martojë djalin. Ta shoh të bëhet me fëmijë. Unë e di çfarë më pret. Unë do vdes me kokën ulur, duke u kujdesur për djalin. Frika ime më e madhe, nuk është se vdes. Por se nuk ka kush kujdeset për djalin”
Nuk fola. U ngrita. E hoqa me fund atë rakinë në gotën që më nxori, por më dehën shpirtin lotët e nënës me kokën e ulur…
https://fb.watch/pSe4gdR8op/?mibextid=Nif5oz