Deputeti i Partisë Demokratike si dhe kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Edmond Spaho ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale pas deklaratave të bëra nga ministri gjerman, nëse ai do të tregonte çfarë ka votuar Bundestagu gjerman për Shqipërinë, ata do të heshtin.
Postimi i plotë i Edmond Spahos
Meqenese ky Ministri socialdemokrat thote se Shqiperia ka marre rekomandim pozitiv, le te na tregoje se cfare ka votuar Bundestagu gjerman dhe ne do heshtim.
Bundestagu nuk ka votuar asnje dokument qe do te thote se perballe votes kunder te Frances dhe Hollandes u zgjodh te shtyhet vendimi per ne Qershor 2019 pasi te vleresohen edhe nje here se si jane realizuar kushtet.