Nga Ylli Manjani
SPAK është kapur në flagrancë duke nxjerrë të dhëna.
******
Gazetarja e Top Channel, sigurisht në kryerje të detyrës së saj, ka raportuar mbrëmë se:
“Lulëzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën. Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish.
Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha”…
E përsëris, gazetarja është në të drejtën dhe detyrën e saj, pra të informojë publikun, qoftë edhe me atë që i “kanë thënë”.
Problemi në të vërtetë është me ata që “i kanë thënë” gazetares përmbajtjen e dëshmisë së një personi të pyetur në konfidencë të plotë, me cilësinë e dikujt që mund të ketë dijeni për një krim.
Zoti Altin Dumani, së bashku me të zotërinj e zonja të tjerë që drejtojnë drejtësinë, e kanë shumë të thjeshtë ta gjejnë se kush është personi që i “ka thënë” gazetares ato që nuk duheshin thënë.
Personi që ka nxjerrë në publik dëshminë konfidenciale, që ligjërisht quhet e dhënë hetimore e mbrojtur, duhet gjetur ndërmjet;
1. Prokurorit të çështjes
2. Oficerit të BKH që ka asiatuar apo lryer proçedurën e pyetjes.
3. Vetë deklaruesit Lulzim Basha.
Në këtë rast nuk ka patur avokat që të fajsohet, siç e bëjnë SPAK-sat rregullisht për të mbuluar përhapjen e paligjshme të të dhënave të dosjes. Nuk ka pra as alibi formale për ta “shitur” këtë përgjegjësi ligjore të prokurorit tek avokatët.
Sigurisht as gazetarja ska asnjë përgjegjësi dhe as mund të jetë pjesë e përgjegjësisë. Insistoj te kjo gjë, sepse SPAK sa herë kapet gafil proçedon gazetarët..
Por nxjerrja e të dhënave hetimore është skandal, përveç se e e paligjshme dhe jo profesionale.
Qëllimi në vetvete është që të nxitet gjykimi popullor dhe për të bërë presion intimidues gjykatave të ligjit.
Deklarimi i mbrëmshëm i gazetares është në thelb akt flagrance i përhapjes së paligjshme të të dhënave hetimore nga Spak.
Prokurori i çështjes është zoti/përgjegjësi i dosjes hetimore dhe pikë. Dhe janë kapur në flagrancë duke nxjerrë në publik të dhëna hetimore.
Nëse kjo nuk mjafton për të filluar proçedim kompleks ligjor ndaj prokurorit, nuk e di se çfarë duhet tjetër.
 
			





