Sali Berisha është pyetur lidhur me fletëthirrjen nga SPAK në kuadër të hetimeve për “21 Janarin”.
Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo hetimi dhe se ka kërkuar më herët përfshirjen e prokurorëve ndërkombëtarë.
“Personalisht nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca (Shehu që Berisha e intimidon), ua jep gazetarëve para se të ma çojë mua. Nuk kam asnjë problem.
Unë jam njeriu që ka kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Unë kam kërkuar hetim, prokuror ndërkombëtar.
Nga 2013 që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, hetimin e ka penguar ai. Vetëm Edi Rama e ka penguar hetimin.
Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim, ka deklaratat e SHBA, kur Steinberg erdhi këtu, kërkuan hetimin nga polici tek organizatori.
Organizatorin e kanë me dokumente se kush është. Unë shkoj në çdo thirrje. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje”, u shpreh Berisha. duke mos kërkuar hetim se kuush është vrasësi, sepse të menazhosh një protestë nuk do të thotë të vrasësh njerëz.






