Nuk ka më asnjë dilemë! Gjykata e Lartë vendos. Vrasjet e ‘21 janarit 2011 para kryeministrisë do të hetohen nga SPAK. Gjykata e Lartë urdhëron Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë kallëzimin penal të familjes së Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prend për të zbuluar zinxhirin komandues se kush urdhëroi të shkrehej arma për të vrarë protestuesit
Gjykata e Lartë e quajti jo të drejtë vendimin e SPAK për të mos regjistruar kallëzimin penal të bërë nga familja e Aleks Nikës.
“SPAK duhej të regjistronte procedimin dhe duhej të ishte kthyer përgjigje nëse kemi elemente të veprës penale apo jo’ argumentuan gjyqtarët
Tani SPAK duhet të regjistrojë procedimin penal për të zbuluar rolin e Sali Berishës i cili në 2011 ka qenë në krye të qeverisë, Lulzim Bashën atëherë në krye të ministrisë së Brendshme dhe komandantin e Gardës së asaj kohe.
‘E drejta fiton gjithmonë” tha Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës.
Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit” nënvizoi ajo
Seanca
Në orën 14:11 me trupin gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni u tërhoq për vendim pasi në seancë dëgjuan pretendimet e palëve lidhur me kërkesën e familjes së Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Familja kërkoi shfuqizimin e vendimeve të mëparshme dhe ripahjen e hetimit për vrasjen e ndodhur në mes të ditës para kryeministrisë.
Avokati Idaje Beqiri tha se SPAK ‘ka bërë rolin e një të padituri të madh, në një kohë që e ditura është në mes të ditës” dhe përmendi dhe vendimin e gjykatës së Strasburgut i cili i kërkon shtetit të hetojë dhe ndëshkojë zinxhirin komandues.
“Nuk është gardisti ushtari që organizoi një krim shtetëror, pranda hetimin duhat ta kishte bërë SPAK. Kërkojmë që të na pranoni rekursin dhe të prishni të dyja vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit të urdhërohet prokurori që të regjistrojë procedimin penal. Duhet domosdoshmërisht” tha avokati i familjes, Idajet Beqiri.
Por prokurori, përfaqësues i SPAK Alfred Shehu kërkon të refuzohet rekursi pasi ‘dosja po hetohet nga prokuroria e Tiranës”
Kjo deklaratë ka nxitur dhe reagimin e gjyqtarit Sokol Binaj: S’ka asnjë problem të hetojnë disa prokurori njëherësh. Shqyrtimi në seancë zgjati 1 orë pastaj trupa u tërhoqën për vendim.
Në Gjykatën e Lartë ishin të pranishëm dhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dhe e veja, Rajmonda Nika si dhe dy vëllezërit e Hekuran Dedës, i vrarë po në protestën e 21 janarit.
Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetët ë ndërprera në mes në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia. Sa i përket vrasjes së Aleks Nikës çështja mbetet ende në Prokurorinë e Tiranës. Predha që i mori jetën atij është ende në proces ekspertimi ndërsa para se të fliste Strasburgu ishin familjarët që kërkonin që 21 janarin ta merrte SPAK. Në fund të janarit 2023, PS depozitoi në Prokurorinë e Posaccme kallëzim penal ndaj Sali Berisha, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendi.