• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SPAK i sekuestroi telefonat, GJKKO pranon kërkesën e zyrtares së policisë për t’i kthyer sendet e sekuestruara

February 5, 2026
in Aktualitet

Apeli i Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar pjesërisht ankimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, lidhur me sekuestrimin e disa sendeve personale gjatë hetimeve të drejtuara nga SPAK. Vendimi vjen në një çështje që lidhet drejtpërdrejt me hetimet për një grup kriminal të dyshuar brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e Ervina Gjanës, në kuadër të hetimeve që kishin në fokus bashkëjetuesin e saj, Renato Hristic, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan tetë aparate celulare dhe dy laptopë.

Gjana pretendoi se celularët i përkisnin asaj personalisht dhe jo bashkëjetuesit, ndërsa laptopët, sipas saj, ishin të fëmijëve.

Megjithatë, në fazën e parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK dhe urdhëroi sekuestrimin edhe të celularëve të zyrtares, duke i konsideruar të nevojshëm për hetimin. Ky vendim u kundërshtua nga Gjana në Apel, me argumentin se bëhej fjalë për sende të një personi të tretë, të sekuestruara pa bazë ligjore.

Sot, më 5 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, shqyrtoi çështjen penale nr. 40, të regjistruar më 27 janar 2026. Apeli vendosi të pranojë pjesërisht ankimin e znj. Gjana, duke ndryshuar vendimin nr. 834, datë 30.12.2025, të Shkallës së Parë, vetëm për një pjesë të sendeve të sekuestruara, ndërsa për pjesën tjetër la në fuqi qëndrimin e SPAK.

Njëkohësisht, gjykata urdhëroi ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, duke e konsideruar çështjen të ndjeshme për ecurinë e hetimit.

Kjo dosje lidhet me një hetim të gjerë të SPAK, i cili pak javë më parë njoftoi zbulimin e një grupi kriminal të dyshuar brenda AKSHI-t. Si të dyshuar si drejtues të këtij grupi janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Ndërkohë, në masë “arrest shtëpie” u vendosën drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj, dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi. Tre biznesmenë të tjerë dhe një zyrtar policie janë vendosur nën masa më të lehta sigurie, si ndalim për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi i funksionit.

Sipas SPAK, Agasi dhe Beqiri dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Mece, me qëllim që ta detyronin të tërhiqej nga ankesat për procedurat e tenderave pranë AKSHI-t.

Next Post

Papa Leoni XIV pret kryeministrin e Republikës së Shqipërisë

Kryemadhi del nga GJKKO ironizon SPAK: Më në fund morëm dosjen nga "Big Brother-i" SPAK, 40 faqe me listën e provave

“U prehshin në paqe”! Taulant Balla mesazh për familjen shqiptare që humbi jetën në Itali

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved