Rast i paprecedent i familjes Idrizaj ku SPAK kërkon 40 vite burg për një familje si gjoja paskan kontrabanduar 2 milion euro mallra të vjedhura bizhuteri ose… 15 ora “Rolex” në imagjinatë tregon se sa larg jemi për të patur shtetin e së drejtës.
Në faktë ky është një mashtrim publik të cilin e inicion vetë SPAK, që tashmë po i bien puplat duke bërë trimëri me ligjin dhe jo duke zbatuar ligjin.
Rasti i Sokol Idrizajt dhe i bashkëshortes së tij, të dy prej 30 vite punonjës policie me akuza të pa bazuar, pa asnjë prove është dukshëm një hakmarrje personale e disa shkallabanëve në SPAK, të cilët e nisën si një indicie për të arrestuar ish drejtorin e policisë A. Veliu dhe Sokol Idrizi ishte shoferi tij.
Duke mos gjetur asnjë provë dhe fakt për të krijuar një grup kriminal mes punonjësve të policisë, ata krijuan një grup kriminal familjar babain , nënën dhe dy vajzat dhe mirë që nuk futën në grup edhe fëmijën 1 vjecarë të njërës nga vajzat dhe duke kërkuar 40 vjet burg për familjen.
Provat janë sipas tyre deri tek një çantë Versaçe e blerë te tregu i mallrave të përdoura 500 lekë e vlerësuar me vlerën 350 euro madje sipas tyre e kontrabanduar.
Gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes. Gjatë diskutimeve në sallën e gjyqit ai është shprehur se rrobat e sjella nga vajza e tij janë konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk janë të vjedhura.
Sakaq bashkëshortja e Idrizajt, Elda Idrizaj është shprehur se janë një familje e rregullt, dhe nuk kanë lidhje me grupet e strukturuara kriminale. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy vajzat e tyre, Egi dhe Bora Idrizaj, madje kjo e fundit ka deklaruar se nga kjo ngjarje ka mbetur pa punë.
Sokol Idrizaj: Edhe ne komunizëm nuk futej ne burg një familje e tërë, mediat kane abuzuar me rastin tim, me kane baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjell ura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vete shteti francez qe nuk janë te vjedhura. Edhe ne kohe te Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, un jetoj ne shtëpi me çatinë me llamarina ndërkohë qe akuzohemi për fshehje te ardhurash ne vlerën e miliona eurove.
Avokati i tij Ardian Visha tha se prokuroria ne mënyre te paprecedente dhe me zell ka ngritur akuzën për grup te strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë-grua dhe 2 vajzat.
Sipas tij Sokol Idrizaj ka 35 vite karriere ne polici dhe eshët i pajisur me certifikate sigurie. Kjo çështje është pompuar edhe mediatikisht vetëm se ai ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.
Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: U bëra gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qellim per disa te ardhura me shume, na është shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup te strukturuar kriminal.
Egi Idrizaj: Ta dija qe për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, un kam djalin 1 vjeç prokuroria kërkon 10 vite burg.
Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa pune, na është shkaktuar traume, jam vetëm 22 vjeç.
Nëse gjykata do miratoi kërkesën e prokurorëve ky është rast më i pastër për të treguar se në Shqipëri nuk ka sistem drejtësie, por një banndë analfabetësh fuunksonal në BKH, SPAK, GJKKO që përdorin ligjin, për tu trimëruar përpara opinionit si të pamëshirshëm që ligjin e lexojnë por nuk e kuptojnë dhe qëllojnë këdo që u bie në dorë si inkuzicioni./Ekskluzive.al