Gazetari Adriatik Doçi shkruan se prokurorët dhe gjyqtarët merren me fustanët e Ajola Xoxës, por nuk kanë sy të shohin dasmën përallore të Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como në Italisë.
“Një noter me pallat, i emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin dhe një gjyqtar me hotel që mbuloi shokët e tij në dosjen ‘Zarka’, i kërkojnë llogari Veliajt se pse ka fshehur disa fustane të gruas!
Magjistratët me pallate e hotele shkundën edhe lodrat e fëmijëve për të gjetur provat e korrupsionit për kryebashkiakun, ndërkohë që nuk shohin dasmën përrallore të Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como të Italisë, udhëtimin me charter nga Rinasi me të fuarit dhe salltanet qindra mijëra euro të padeklaruara”, shkruan gazetari Doçi.