SPAK, një emër i ri me lojtarë të vjetër. Nuk ka asnjë ndryshim nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila me thënë të vërtetën hetonte vetëm krimet e rënda dhe organizata të vërteta kriminale.
Mirëpo, Reforma në Drejtësi, si një gënjeshtër e turpshme dhe tallje skandaloze me pritshmëritë e shqiptarve të masakruar nga padrejtësia e plepave dhe e shkarpave, na vërboi sytë me emra të bujshëm SPAK, BKH, GJKKO dhe në fund na doroviti një turmë skandaloze nga ata ushtarët e mbetur të ustallarëve të biznesit të padrejtësisë.
Kjo turmë e pistë, është mbetja më e pastër e korrupsionit që ka dalë në sipërfaqe si e kulluar, për të vetmen arsye, sepse kanë ditur ta fshehin plaçkën e vjedhur.
Përveçse na rropën me paga dhe benefite që nuk i kishte as Falcone dhe bashkëpuntorët e tij, këta morën në qafë dhe të gjithë prokurorët e qarqeve, i lan pa punë dhe pa lek, duke u marrë dhe me ndërtimin e një shurrtore fshati pa leje dhe pabarazinë në tendera… aty ku luhet leku nga humbësi.
Kjo strukturë revanshiste nuk guxon as tu afrohet atyre për të cilët paguhet dhe është krijuar.
Sulmet në emër të drejtësisë së re kundër çdo zyrtari të majtë, pa dhënë asnjë provë dhe fakt për korrupsion, rryshfet apo klering të përfituar nga krimi i korrupsionit, përveç një rasti të një arke peshku, është prova më denigruese për këto bastard,që ushqehen nga taksat tona.
Si lojtar “sallaksa” me pasa nga e djathta, këto mjeshtra po rropaten për të justifikuar pagat e arta dhe benifitet e një pushteti të paaftë dhe të trembur nga skandalet, njëkohësisht duke u hakmarrë me të majtën në emër të shokëve plepista, të shkarkuar nga Vetingu.
Fatkeqësia më e madhe e këtij vendi është, se ato që kanë bërë këtë reformë ishin dhe janë akoma një tufë analfabetësh në fushën e jurisprudencës dhe kanë bërë një handikap të madh duke u dhënë një mandat 9 vjeçar disa njerëzve të provuar, që kanë ardhur nga një sistem drejtësie që duhet të vdiste… e cila jo vetëm që nuk ka vdekur, por padrejtësia është bërë një kërcënim i madh për shqiptarët./Ekskluzive.al