Familja Berisha ka inaguruar një xhami, e ngritur në pronat per te cilat akuzohet se i ka pervetesuar abuzivisht, të ish-kompleksit Partizani, një ditë para protestës, per te cilin ka dhe nje kallzim ne SPAK
Ka qenë Jamarbër Malltezi, dhenderi i Berishes ai që ka postuar fotot.
“Lavdi Zotit faltorja ne Magnet u perurua sot per besimtaret. Brezit te gjysherve tane komunizmi jua grabiti pronat dhe ndonese nisen procesin e kthimit te prones ata vdiqen e nuk gezuan dot. Sot po gezojme pronen e te pareve qe bene sakrificat.
Falenderojme Zotin qe na e mundesoi dhe te leme ca shenja qe te jene per shume e shume kohe edhe kur mos jemi me ne kete jete. Faleminderit Adi Banaj si promovues, kurator dhe koordinues i besimtareve qe donin te kontribonin ne vend-faljen per te nderuar e kenaqur te madhin Zot! Falenderojme disa dhjetera besimtare qe kontribuan me bujari qe kjo faltore te kurohej ne cdo detaj nga Adi.
I lutemi Zotit te na pranoje kete faltore si vend per te nderuar Zotin, si vend per promovimin e familjes dhe si qender tolerance e dije. Falenderojme Dorian Demetja qe filloi qysh sot si imam dhe mesues i brezit te Ri ne kete faltore.
Zoti i ndricofte mendjen dhe i pastrofte shpirtin te gjithe besimtareve dhe banoreve te ketij kompleksi”, shkruan ai.