• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SPAK në ‘sitë’ Koncesionin e Laboratorëve: Kontrolle e sekuestrime në disa kompani! Klodjan Allajbeu i Spitalit Amerikanit kërkon celularin në GJKKO

February 18, 2026
in Aktualitet

Javët e fundit janë intensifikuar nga SPAK hetimet për Koncesionin e Laboratorëve, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2019. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se SPAK ka ushtruar kontrolle te kompanitë koncesionare dhe te Spitali Amerikan e drejtues të tij. Kontroll personal i është ushtruar pronarit të ‘Amerikanit’ Klodjan Allajbeut, i cili kërkon kthimin e celularit në GJKKO.

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar presin të shqyrtohen të paktën 9 kërkesa për kthim sendesh, të lidhura me një hetim të pabërë publik më parë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se kontrollet e SPAK 18 ditë me parë, të raportuara në kompani të lidhura me Klodjan Allajbeun e “Spitalit Amerikan” lidhen me hetime intensive të javëve të fundit për Koncesionin e Laboratorëve në Shëndetësi.

Dokumente, celularë, kompjutera dhe materiale të tjera të vlefshme për hetim të koncesionit mbi 100 milionë euro janë sekuestruar te kompanitë koncesionare dhe të tjera të dyshuara të lidhura, si Spitali Amerikan dhe pronarit Klodjan Allajbeu. Pikërisht këtij të fundit SPAK i ka sekuestruar telefonin gjatë kontrollit personal, të cilin biznesmeni kërkon t’i rikthehet nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Elsa Ulliri.

“Toga e zezë’ e GJKKO do të duhet të shqyrtojë plot 9 kërkesa të lidhura më këto kontrolle, ku përveç Allajbeut edhe vetë Spitali Amerikan ka bërë një kërkese penale më vetë dhe kërkon kthimin e dokumenteve dhe sendeve të tjera të sekuestruara.

Kompania koncesionare “LABORATORY NETWORKS”, e krijuar nga bashkimi i tre bizneseve të ndryshme për të fituar menaxhimin e laboratorëve në spitalet rajonale dhe në 2 bashkiake në vitin 2019, është mes firmave, të cilës i është bërë kontroll dhe i janë sekuestruar sende me vlerë për hetimin. Administratorit të saj Sokol Ramizi gjithashtu i është bërë kontroll personal dhe i është sekuestruar celulari, për të cilin kërkon rikthim. Ramizi është gjithashtu pronar 100% i një tjetër biznesi, T-MEDSS, që merret me tregtim të aparateve dhe pajisjeve mjekësore, laboratorike dhe spitalore.

T-MEDSS është shoqëria mëmë për Labopharma sh.p.k, e cila zotëron 41.7% të koncesionit të Laboratorëve, pra pjesën më të madhe. Edhe te Labopharma janë ushtruar kontrolle të urdhëruara nga prokurorja e çështjes Dorina Bejko, siç ka ndodhur edhe me kompaninë tjetër fituese të koncesionit AB Laboratory Solution BV, një firmë e regjistruar në Holandë, me 33.3% pjesë në konsorcium. Kontrollet për llogari të kësaj kompanie janë bërë te PEGASUS sh.p.k, me pronar një biznesmen grek me emrin Janis Karathano, shpesh i përmendur si i lidhur ngushtë me Klodjan Allajbeun e Spitalit Amerikan. Pegasus është shoqëria mëmë e AB Laboratory Solution BV. Si Labopharma ashtu edhe Pegasus kanë bërë kërkesa të veçanta në GJKKO për kthim të sendeve të sekuestruara.

Kompania e tretë e konsorciumit është francezja Exalab, e cila është konsideruar kur u dha koncesioni si plotësuesja e kushteve. Kredencialet e EXALAB shërbyen për të përmbushur kriteret e tenderit, ndonëse ajo përfaqësohet vetëm me 25% në konsorcium. Pronarët fundorë të kësaj kompanie nuk dihen, ashtu siç është e paqartë nëse SPAK ka kërkuar apo jo informacione për të.

Për t’u rikthyer te dyshimi i SPAK se pas Koncesionit të Laboratorëve fshihet Spitali Amerikan dhe Klodjan Allajbeu, prokurorja Dorina Bejko ka urdhëruar kontrolle personale edhe te tre persona të veçantë: Osvelda Qafa, Shefe e Operacioneve Financiare në Spitalin Amerikan, si dhe të çifti i bashkëshortëve Onejda Ymeraj dhe Arbër Teqja. Ymeraj është një prej drejtuesve kryesore të Spitalit Amerikan që prej vitit 2014, ndërsa Teqja ka qenë më herët pronar me 70% të aksioneve të një biznesi me emrin “Eco Riciklim”, të cilin më vonë ia ka blerë kompania ANAMARK, pronar i së cilës është 100% Klodjan Allajbeu. Qafa, Ymeraj dhe Teqja kërkojnë në GJKKO kthimin e celularëve.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në 24 prill 2019, ndërsa procedurat kishin nisur që në vitin 2015. Një raport i tetorit 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje të madhe dhe arriti në përfundimin se Ministria e Shëndetësisë e kishte dhënë atë në kundërshtim me ligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”. Për këtë procedurë, KLSH paditi në SPAK shtatë anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit si dhe i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratës

Next Post

Kalimi në pronësi i truallit shtetëror, Kadastra: Dy kategoritë që përfitojnë nga vendimi i qeverisë

Çfarë po ndodh? Në Borsh "turfullon" batica: Dallgët arrijnë deri te hotelet

45 ditë shi pa pushim në Britaninë e Madhe, lumi Tamiz përmbyt fshatrat dhe vilat luksoze të VIP-ave

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved