Qeveria ka miratuar buxhetin fillestar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2019. Buxheti do të jetë 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ngarkohen për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi.
Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ka deklaruar se në fillim të tetorit SPAK-u do të jetë gati për të goditur ‘peshqit’ e mëdhenj.