Mediat italiane bëjnë fakt të kryer kalimin e Luka Modriç nga Reali i Madridit te Interi, por nga ana tjetër, mediat spanjolle insistojnë dhe e bëjnë fakt të kryer qëndrimin e Modric në gjirin e Realit, duke shtuar se midis tyre po arrihet një rinovim kontrate me parametra të dëshiruar për kroatin.
Ndërkohë, trajneri i Interit Luciano Spaleti i ka future “xixat” Realit me deklaratat e tij. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por unë jam i lumtur që dikush si Modrici, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka qenë në finalen e Kupës së Botës, dëshiroi që të transferohej te ne”, tha Spaleti për Sky Sport Italia.
Më tej Spaleti vijoi akoma më i artikulua: “Fakti që ai ka shprehur dëshirën për ta veshur fanellën e Interit më mbush me kënaqësi. Mendoj që është e vështirë të marrës lojtarë si ai, dhe klubi ka bërë punën më të mirë për ta shprehur interesimin për të”.
Trajneri i Interit nuk e fsheh dëshirën që Modric të vinte te Inter, pasi kështu do të rriste kredencialet e skuadrës në sezonin e ri që të lakmojë një kthim të madh në Europë. “Nuk mendoj se ai do të vjen, sepse Real Madridi ka ende besim në një lojtar kaq të talentuar. Ne jemi skuadër e mirë përsëri, por nëse Modrici do të vinte, do të ishim edhe më të mirë”, theksoi më tej Spaleti.
Mbetet të shihet deri në fund të merkatos nëse Modrici do të kalojë te Interi apo do të mbetet në “Santiago Bernabaeu”. Merkato nuk ka dhe shumë kohë, por Interi ende shpreson që kroati Modric të veshë fanellën zikaltër.