Italia kryeson listën e Europës si vendi më i prekur nga koronavisuri, me mbi 21 mijë të infektuar dhe 1441 viktima nga pandemia që po shkatërron një botë të tërë.
Ndërsa tani Spanja po shndërrohet në Italinë e re, duke pasur një rritje të menjëhershme të rasteve, 193 viktima dhe 6313 të prekur në pak ditë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nuk mbeten pas as Gjermania dhe Franca. Në Gjermani janë 4525 raste, janë dyfishuar që nga e mërkura dhe trefishuar në 6 ditë, viktimat janë vetëm 8. Ndërsa, në Francë, të premten u njoftua për 850 raste në 24 orë, duke e çuar numrin në 4499 dhe 91 viktima.