Kjo pjesë e bashkëbisedimit me deputetin Spartak Braho përqendrohet mbi një dorëshkrim të ish-ministrit të Brendshëm të partisë Demokratike Halit Shamata në vitet 1996-97. Në të vërtetë këto dy vite kanë qenë të ngjeshura me ngjarje dhe konflikte politike,sikurse ishin zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996, dhuna ndaj opozitës në sheshin Skënderbej dy ditë më pas, më 28 maj, mandej lulëzimi dhe falimentimi i firmave piramidale të fajdeve dhe rebelimi popullor në pranverën e 1997-s.
Deputeti Spartak Braho që është jo vetëm një dëshmitar i dorës së parë për ato ngjarje si qytetar dhe politikan, por edhe një hulumtues skrupuloz i gjithë dokumentacionit qëdëshmon krimet e kryera. Nëkëtë aspekt ai mund të konsiderohet një minierë arkivore. E veçanta në këtë rast qëndron në faktin se mbi bazën e dokumenteve, ai bën dhe një analizë politiko-juridike me gjak të ftohtë, ndërkohë që kanë kaluarmë shumë se 20vjet nga ato tragjedi që pllakosën popullin shqiptar.
Në këtë hulli u zhvillua dhe biseda e sot me deputetin Spartak Braho.
– Zoti Braho, ju jeni këmbëngulës për të publikuar sa më shumë dokumente të një periudhe të largët, tashmë prej më shumë se 20 vjetësh. Çfarë interesi mendoni se paraqesin këto dokumente aktualisht?
– I nderuar Xhevdet! Kemi kaq kohë që bisedojmë për këto çështje, që publikojmë dokumente. Pse i publikoj? Fare e thjeshtë. Edhe në që e kemi jetuar intensivisht atë periudhë e ato ngjarje, shumë detaje na janë shuar. Edhe unë duke parë këto dokumente që po publikoj në DITA, ndonjëherë pyes veten: Vërtet kështu të ketë ndodhur? Deri këtu të ketë arritur marrëzia e pushtetarëve të asaj kohe me në krye Sali Berishën? Mirëpo faktet janë fakte dhe mbeten të tilla të patjetërsueshme edhe pas shumë e shumë vitesh. Dokumentet nuk vdesin. Ato akuzojnë…
– Për shembull, mund të na sillni ndonjë argument ende të pakonsumuar?
– Sa të duash. Ja për shembull. Shikoje këtë dorëshkrim të ish-ministrit të Brendshëm Halit Shamata të datës 29 maj 1996, një ditë pas dhunës së paprecedentë të regjimittë atëhershëm kundër opozitës në sheshin Skënderbej. Ish-ministri i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së shtetit kallëzim për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasve Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Sabit Brokaj, Neritan Ceka, Skënder Gjinushi, Lufter Xhuveli, Ilir Mborja për vepra penale të thirrjes publike për veprime të dhunshme dhe përmbysje të rendit kushtetues, goditje dhe kundërshtim të punonjësve të rendit publik. Ta ketë bërë me kokën e tij Shamata këtë akt? Po ku kishte këllqe ai pa marrë miratimin apo urdhrin nga Berisha. Ndërkohë ish-kryetari i PS Fatos Nano ishte në burg. Ky është një akt i pashembullt ku kërkohet arrestimi i gjithë krerëve të ish-opozitës së asaj kohe.
– Si ju duket pas 23 vitesh dhuna dhe qëndrimi pushtetit të asaj kohe për atë çfarë ngjau në sheshin Skënderbej dy ditë pas zgjedhjeve të 26 majit?
– A ka absurditet më të madh! Për ata që e kane parë atë dhunë, që e kanë përjetuar dhe që e kanë pësuar më 28 maj 1996, kjo duket jashtë çdo logjike. Dhunuesi fajëson viktimat dhe kërkon burgosjen e tyre. Tipike gëbelsiane! Mirëpo po të mbaronte këtu historia kjo do të dukej deri diku e pranueshme nga largësia e më shumë se 20 viteve. Mirëpo historia është përsëritur edhe më pas, sipas të njëjtit skenar. Më 21 janar 2011 u vranë katër qytetarë të pafajshëm me duar në xhepa në bulevardin para Kryeministrisë. Dhe logjika që u përdor në atë kohë dhe që përdoret edhe kësaj dite nga autorët e masakrës ishte: Nuk kanë faj ata që vranë, por ata që shkuan e protestuan!Duket një logjikë idiote në paje të parë kjo, por është tipike fashiste. Dhe përmasa është e frikshme kur mendon dhe konstaton se kjo tablo është përsëritur në gjithë Shqipërinë. Terrori mbi socialistët dhe opozitën e asaj kohe është gjithëpërfshirës në të gjitha rrethet e vendit.
– Le të vazhdojmë me shënimet e zotit Shamata. Çfarë ka ndonjë gjë tjetër interesante në ato shënime që mund t’ua servirim lexuesve?
– Janë udhëzimet e ish-ministrit të detajuara me rrethe për përndjekjen, arrestimin dhe burgosjen e militantëve të Partisë Socialiste dhe të opozitës. Në datën 27 shtator 1996 ai i kërkonte Prokurorisë së rrethit të Tiranës materiale në lidhje me organizatorët dhe pjesëmarrësit në mitingun e PS, PAD, PSD, PUK dhe PA në Tiranë në datën 28.5. 1996, si dhe materiale që kanë të bëjnë me veprimtarinë e policisë në lidhje me mitingun. Mandej ka udhëzime dhe kërkesa për komisariatet e policisë së disa rretheve, si Kukës, Tepelenë, për SHIK-un, Ministrinë e Brendshme etj. Të bën përshtypje në gjithë këto shënime përpjekja për ta përmbysur tablonë e ngjarjeve në favor të pushtetit gjakatar që dihet se si përfundoi pas revoltave të pranverës së vitit 1997.
– Zoti Braho! Më keni përmendur se Berisha përveç bombardimeve ka urdhëruar edhe përdorimin e lëndëve kimike kundër popullsisë së jugut të vendit. Nëse është e vërtetë, ky përbën një krim të tmerrshëm kundër njerëzimit, të dënueshëm edhe nga Konventat ndërkombëtare, apo jo?
– Është plotësisht e vërtetë. Pushteti i atëhershëm, domethënë Berisha ka urdhëruar edhe përdorimin e armëve kimike. Lexoni këtë raport të grupit special të kimisë në Ministrinë e Mbrojtjes që mban datën 26 janar 1997. E aty jepet me hollësi gjendja e lëndëve helmuese dhe lotsjellëse si Klorpikrina, Adamsiti, klorocetefenoni, CS etj. Ky raport është firmosur nga ndihmësi i zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Kiminë, Kolonel Asllan Bushati. Aty jepej gjendja reale e këtyre armëve kimike në depot e ushtrisë në atë kohë. Pse kërkohej ky raport, ndërkohë që revolta popullore kundr regjimit despotik të Berishës sa vinte dhe shtohej? Për qejf? Jo! Përt’i përdorur këto lëndë helmuese kundër popullsisë së pafajshme civile në jug të vendit. Por ështu si dhe bombardimet që dështuan, edhe përdorimi i këtyre lëndëve helmuese dështoi për shkak të disa ushtarakëve atdhetarë që nuk pranuan të zbatonin urdhrat makabër që u vinin nga lart.
– Vë re se ju zoti Braho nuk i ndani ngjarjet e vitit 1996, nga ato të një viti më pas, apo më 1998. Pse e bëni një gjë të tillë?
-Fare thjeshtë. Këto janë krime të lidhur ngushtësisht me njëri tjetrin. Vjedhja e votave dhe firmat piramidale në vitin 1996, sollën 1997. Nga ana tjetër , goditja që mori Berisha dhe PD më 1997-n, solli grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Kjo është arsyeja që unë nuk i ndaj këto krime nga njëri-tjetri… Pasi pakmuajmë parë kemi botuar një dokument ku kërkohjej heqja e imunitetit të Sali Berisdhës si organizatori kryesor i grushtit të shte4tit të3 14 shtatorit 1998, lexoni sot këtë kërkesë të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakimi, drejtuar Kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushi për heqjen e imunitetit dhe ndjekjen penale të disa ish-deputetëve demokratë të asja kohe, përfshi edhe Pjetër Arbnorit, tëcilët konsiderohen gjithashtu si organizatorë të kryengritjes së armatosur. Ju do të pyesni pse nuk janë zbatuar këto kërkesa dhe pse nuk ka funksionuar drejtësia? Kjo është tjetër çështje që do ta trajtojmë në ndonjë intervistë të ardhshme.
– Mos doni të thoni edhe nga ato që do të ndodhin? Jemi një ditë para protestës symadhe të opozitës në Tiranë dhe kjo duket se e ka një domethënie…
– Natyrisht që e ka. Ajo shiringa që hodhi dje Edi Paloka në Kuvend, që u tha se ishte me bojë, mund të demonstrohet nesër ose në të ardhmen nga kjo palo opozitë që kemi. Pra fare lehtë kjo opozitë mund të përdorë edhe armët e zjarrit, edhe ato kimike. Natyrisht për të keqen e saj, pasi e ka kuptuar seme votë nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet kështu si sillet…
Intervistoi Xhevdet Shehu-DITA
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA E SHQIPËRISË
Nr prot. 1425/1
Tirane, 14. 09. 1998
KUVENDIT POPULLOR TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
SKENDER GJINUSHI, KRYETAR I KRYESISE SE KUVENDIT POPULLOR
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë ka filluar procedimin penal për kryerjen e krimit të
kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ndodhur në datën 13 dhe 14 shtator 1998 në Tiranë.
Deri tani është punuar me kqyrjen e vendeve të ngjarjeve që përfshijnë shkatërrimet masive të institucioneve kryesore të shtetit si dhe të një numri objektesh pronë private.
Sipas provave të grumbulluara deri tani rezulton e provuar se organizatorët e kësaj kryengritje të armatosur janë, ndërmjet të tjerëve, edhe Vili Minarolli, Pjeter Arbnori, Shaban Memia, Jemin Gjana, Fatos Beja , Leonard Demi deputetë të Kuvendit Popullor. Duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit të Kuvendit Popullor, z. Azem Hajdari, me bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë dhe persona të armatosur kanë pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit, si Kryeministrinë, Kuvendin Popullor, Gjykatën Kushtetuese, Ministri të ndryshme dhe Radio-TeIevizionin Shqiptar prej nga ku dhanë kushtrime lufte, shpifje, dizinformacion dhe shprehën haptazi përfundimin e kryengritjes që sipas tyre përfundoi me marrjen e institucioneve të shtetit.
Ky plan është paralajmëruar prej kohe më parë dhe , veçanërisht ditët përpara realizimit te tij. Ata haptazi kanë bërë thirrje për përmbysjen me dhunë të institucioneve shtetërore kushtetuese duke e vënë vehten në rolin e organizatorëve të gjithçkaje që ndodhi në Tiranë. Kjo mënyrë sjelljeje e tyre, që përbën një vijë të vazhdueshme e të pandryshuar të përsëritjes së dhunës, formon elementet e krimit të kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal.
Meqenëse, vepra penale e ndodhur përbën rrezikshmëri të madhe shoqërore, kërkojmë nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetëve të sipërcituar dhe dhënien e lejes për fillimin e procedimit penal dhe arrestimin e tyre.
Kjo kërkesë u përmbahet urdhërimeve të nenit 22 të ligjit Nr 7491 dt 29.4. 1991 Per dispozitat
Kryesore Kushtetuese dhe nenit 288 te Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
PROKURORI I PËRGJITHSHËM
Arben RAKIPI