Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhdekretimin e zgjedhjeve nga ana e presidentit Ilir Meta. Ngjela i bën thirrje Metës të bëhet trim dhe të zhdekretoj edhe Këshillin e Ministrave.
Më tej avokati shton se fati i Presidentit është burgu.
Postimi i Spartak Ngjelës:
Meta na dha të drejtën për të qeshur…
Ore, ky Meta… derisa zhdekretojë ditën e zgjedhjeve, të bëhet akoma më trim, dhe të zhdeketojë edhe Këshillin e Ministrave aktual. Edhe Këshillin e Ministrave po vetë e ka dekretuar.
E dini pse? Sepse, hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat…