Raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit nga detyra ka përfunduar. Në materialin e plotë me 98 faqe, tregohen me detaje shkeljet e presidentit para dhe gjatë fushatës elektorale.
Më 9 qershor ky raport do të hidhet për votim dhe do të vulosë shkarkimin e Metës, ndërsa më pas është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë nëse vendimi ishte apo jo i drejtë.
Avokati Spartak Ngjela ka komenutar edhe mundësinë tjetër që presidenti Ilir Meta të mos shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.
Avokati tha se “nuk ka asnjë gjasë që ai të mos e dekretojë qeverinë e re”.
“Asnjë gjasë, shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën. E pastaj për 10-15 ditë shkarkohet”, tha Ngjela për ‘Breaking’.