Reagimit te zëdhënësit te Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ku u shpreh: ”Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”, ka reaguar edhe zedhenesja e qeverise, njeheresh minisre per marredheniet me parlamentin, Elisa Spiropali.
Me ane te nje reagimi ne twitter, Spiropali teksa i ka sqaruar Metes pluralizmin, ka shtruar pyetjen: Pse nuk thotë gjë për d.hunën Ilir Meta?
Reagimi i plote:
Ilir Meta qenka dakord që zgjedhjet janë të popullit po paska hallin e pluralizmit!Bukur. Pluralizëm dmth të gjithë në një mendje që populli vendos me zgjedhje dhe secili në mendjen e vet hyn apo s’hyn në zgjedhje! Pyetja që mbetet është: Pse nuk thotë gjë për d.hunën Ilir Meta?