Në një reagim publik pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Elisa Spiropali ka theksuar rolin e shqiptarëve në shtetin fqinj, duke i cilësuar si komunitet shtetformues dhe faktor kyç në avancimin e proceseve eurointegruese. Mesazhi u përcoll pas bisedimeve me Hristijan Mickoski, në kuadër të forcimit të partneritetit ndërinstitucional mes Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut.
Postimi i Ministres Spiropali pas takimit me Kryeministrin Mickoski:
Me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu të hapur.
Partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe afrojnë më tej dy shoqëritë.
Ritheksova se faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese.Spiropali me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Faktori shqiptar në RMV komunitet shtetformues, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese



