• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Spiropalit nuk i del e keqja me Ramën për fshirjen nga harta politike e PS, përplaset me Ballën për mbledhjen e grupit

March 24, 2026
in Aktualitet, Debat, Kryesore

Deklarata e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, se i takon grupit të gjykojë dhe të marrë një vendim për mospjesëmarrjen e Elisa Spiropalit në seancën ku do të votohej për rrëzimin e kërkesës së SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, ka shkaktuar një reagim inatçor të Spiropalit.

Me një ton kërcënues ndaj deklaratës së Ballës se do të mbledhë grupin parlamentar për këtë çështje, Spiropali shkruan në faqen e saj në Facebook: “Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë”.

Deri tani, qëndrimet e Spiropalit kanë ngjasuar me një kryengritje të heshtur që prej shkarkimit të saj nga posti i ministres së jashtme. E vetmja deklaratë thumbuese ndaj kryeministrit Edi Rama ishte ajo e bërë në Kuvend, ku tha se Sali Berisha e dinte më parë shkarkimin e saj.

Por nëse ndaj Ramës nuk ka guxuar të tentojë një përballje direkte, Spiropali tani i është vërsulur Taulant Ballës, duke iu kanosur me debate në mbledhjen e grupit parlamentar të paralajmëruar prej tij.

Qëndrimet e ish-ministres së jashtme duket se janë radikalizuar pasi Edi Rama e shkarkoi edhe nga funksioni si drejtuese politike e Kavajës, ndërsa në mbledhjen e fundit të Asamblesë Socialiste rezultati zgjedhor i Kavajës nën drejtimin e Spiropalit u konsiderua ndër më të dobëtit që PS mori në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved