Kryespiuni i “Partisë së Lirisë” po e sulmon dhe kërcënon shefen e dosjeve, Gentiana Sula tani që i hapi dosjen, por në nëntor të vitit 2016, kur spiuni ishte Kryetar Kuvendi e ka përzgjedhur vetë për këtë detyrë, si garanci për të mbajtur të “kyçur” dosjen, madje 4 deputetët e LSI e kanë votuar rizgjedhjen e saj më 9 qershor 2022
Vërtetë që “S”-ja Ilir Metaj po akuzon Edi Ramën, për skenarin e nxjerrjes së dosjes si spiun aktiv e energjik i ish-Sigurimit të Shtetit, por tronditjen më të madhe ia ka shkaktuar fakti, se letrat ia ka hapur me iniciativë ligjore, shefja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula.
Shefja e dosjeve, është bashkëshorte e oligarkut të ndërtimit Gentjan Sula, mik i ngushtë i familjes Meta -Kryemadhi, miqësi e lidhur qysh në vitin 2001, kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe Gentian Sula krijoji firmën e ndërtimit “Agi -Kons” e nisi ndërtimet.
Sa për kujtesë, bashkëshorti i shefes së dosjeve, që i ka hapur Ilir Metës “defterët” e spiunllëqeve të kohës studentore, është ndërtuesi i pallatit të Monika Kryemadhit te ish-Dogana në Tiranë.
Vetë Monika e ka deklaruar te pasuritë e saj, se pallatin me sipërfaqe 1445 m2 ia ka ndërtuar firma “Agi -Kons Shpk” me pronar Gentian Sula, por dhe i ka dhënë tokë në Lalz, pronë e shefes së dosjeve të sigurimit, ku çifti Meta Kryemadhi kanë ndëtuar vilën 2000 m2.
Sipas deklaratës, vila në Lalz figuron sikur e ka ndërtuar firma “Lura sh.p.k” e Dod Doçit, por në fakt ia ka ndërtuar falas burri oligark i shefes së dosjeve; i cili po kështu, ka bërë dhe justifikimin, sikur te pallati i Monikës në Tiranë, ka blerë 10 apartamente me vlerë totale 890 mijë Euro.
Ilir Metaj e ka prishur miqësinë familjare me oligarkun Gentjan Sula, ngaqë gruaja e tij shefe e dosjeve, i hapi e publikoi zyrtarisht letrat si spiun në vitet 1988-1991, kur Iliri ishte student e Sekretar Rinie.
Tani, Ilir Meta po e sulmon dhe kërcënon shefen e dosjeve, Gentiana Sula, por në nëntor të vitit 2016, kur spiuni ishte Kryetar Kuvendi e ka përzgjedhur vetë për këtë detyrë, si garanci për të mbajtur të “kyçur” dosjen, madje më 9 qershor 2022, deputetët e LSI e kanë votuar rizgjedhjen e saj.
Kryespiuni i “Partisë së Lirisë”, mund të shkel miqësinë me familjen Sula, por nuk mund të fsheh dot faktin, që oligarku Gentian Sula i ka ndërtuar pallatin e Monikës, vilën mbi 2000 m2 në Lalz dhe vilën 327 m2 në Golem.
Duke qenë se “minarja nuk futet në thes”, spiuni Ilir Metaj nuk mund të mohojë as faktin, që burri shefes së dosjeve, i ka dhuruar apartamentin 200 m2 te pallatet “Rruga e Barrikadave”, suitën 215 m2 në zonën “Komuna e Parisit” dhe vilën e re të kompleksi “Kodra e Diellit nr.3”, ku jeton djali i spiunit pas kthimit nga Londra…/Pamfleti