Partia Demokratike publikuar sot një tjetër video përmes së cilës tregon sesi Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë sulmuar njëri-tjetrin. Lulzim Basha akuzon dy aleatët e sotëm se janë bërë bashkë “për hallet e tyre”.
“Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde.
Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.
Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre.
Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër?
Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.
Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimi e Partisë Demokratike të shpërndarë pasditen e sotme, si përgjigje për deklaratat e Sali Berishës në Rrogozhinë ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”.