Tomas Strakosha më në fund kthen në realitet ëndrrën e tij për të luajtur në Angli. Portieri shqiptar debutoi sot me fanellën e Brentfordit. Gardiani i Kombëtares kuqezi luajti nga minuta e parë kundër Colchester-it në EFL CUP.
Brentfordi ka fituar 0-2 dhe siguron kualifikimin për në fazën tjetër. Një debutim mjaft pozitiv për Tomas Strakoshën, i cili e ka mbajtur të paprekur rrjetën e skuadrës së tij. Një paraqitje e tillë, ndoshta do i hapë rrugën për të tjera ndeshje si titullar me Bretfordin.