Zbulonhet e-mail-i i Partisë Demokratike për votuesit në diasporë.
Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është ‘jetike kundër narkoshtetit’.
Më tej thuhet se “kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”.
“Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.
Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë.
Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.
Por në fakt kjo është një intrigë berishiste, për të justifikuar milionat për LaCivitën me shokë si donacione thërrimesh të pa regjistruara nga emigracioni, si rasti i Bashës me 500 mijë dollarët për kompanin lobuese në SHBA.