Lidhjen e dashurisë me partneren e tij, Keisi, Stresi e ka bërë publike prej kohësh, madje edhe e ka rrëfyer historinë e njohjes me të si një prej “bëmave” të tij të zakonshme.
Keisi ishte një prej vajzave më të bukura që binte në sy të të gjithëve në lagjen e Stresit dhe për këtë arsye, e ëma ia “dorëzoi” reperit ta “ruante” nga ngacmimet e jashtme, meqenëse ai ishte i njohur për natyrën e tij mbrojtëse dhe, për më tepër, gjithmonë i gatshëm për t’u hedhur në sulm nëse ishte fjala për sherre.
Stresi e ruajti, por këtë e bëri për veten… jo për Keisin.
U bënë pothuaj tre vjet pas asaj kohe kur çifti e vazhdoi lidhjen jashtë Shqipërisë, ndaj edhe reperi u kujdes që, të paktën në publikun shqiptar të mos binte në sy. Derisa kuptoi se Keisi ishte e zgjedhura e jetës së tij dhe nuk kishte më arsye ta fshihte.
“Ndjenjë shumë e veçantë, s’mund ta përshkruaj, s’kam fjalë…”- shkruan Stresi në Instagram.
Meqë hapat kanë filluar të jenë më të shpejtë, të gjithë tani presin që Stresi të bëjë publike detajet e dasmës, e cila, siç ka thënë ai, nuk do të vonojë. Por do të jetë shumë private, vetëm me miq të ngushtë e familjarë.