Roshdi Sarraj, themeluesi i Ain Media, është vrarë në shtëpinë e tij nga një sulm izraelit. Sarraj ishte një nga gazetarët më të njohur në Gaza, dhe madje në dy javët e fundit, kishte punuar me mediat ndërkombëtare në përpjekje për të bërë publike pamjet.
22 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit dy javë më parë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Gazetarët janë përballur me arrestime, kërcënime, censurë dhe sulme kibernetike.
Sarraj ishte përkthyes për gazetarët e huaj, në transmetuesin e radios publike kombëtare franceze Radio France dhe kishte punuar me korrespondentët e tij që nga maji 2021, sipas transmetuesit francez.
Anëtarët e familjes së tij u plagosën gjithashtu në sulmin që synoi një shtëpi në qytetin e Gazës në pjesën veriore të territorit të rrethuar dhe ata u transferuan në spitalin Al-Shifa, sipas WAFA. Radio France tha se gruaja dhe vajza e tij njëvjeçare u plagosën.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve të paktën 23 gazetarë janë vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga e diela, me tetë të tjerë të plagosur dhe tre të raportuar të zhdukur ose të ndaluar.
Nëntëmbëdhjetë nga të vrarët ishin palestinezë, përfshirë Sarraj, ndërsa tre ishin izraelitë dhe një libanez, tha CPJ.
Kur CNN iu drejtua Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për koment, IDF tha të hënën “në kontrast të plotë me sulmet e qëllimshme të Hamasit ndaj burrave, grave dhe fëmijëve izraelitë, IDF ndjek ligjin ndërkombëtar dhe merr masa paraprake të mundshme për të zbutur dëmtimin e civilëve”.