Në kohën kur Elbasani është nën kontrollin e RENEA-s dhe FNSH për të a.rrestuar dhe kontrolluar banesat e fisit Capja, burimet bëjnë me dije, se banesa e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini është marrë në mbrojtje.
Forcat Speciale kanë forcuar masat e sigurisë tek banesa e Sejdinit, pasi ka informacione se ai mund të jetë i rrezikuar nga lufta mes b.andave në këtë qytet.
Ky vendim është marrë pas sulmit me a.rmë zjarri që ndodhi një natë më parë tek dera e Bashkisë së Elbasanit duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese.
Të shtëna me a.rmë zjarri ka pasur mbrëmjen e 12 qershorit pranë bashkisë në Elbasan. Mësohet se Garda ka qëlluar në ajër pas veprimeve të dyshimta të një personi. Personi me iniciale E.O është shpallur në kërkim nga policia.