Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka befasuar të gjithë pasi po përdor për qellime politike “sulmin me armë të serbëve ndaj Kosovës”.
Me një retorikë të habitshme, Strazimir bën “fajtor” Edi Ramën të cilin e etiketon si tradhtar të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ish deputeti i PD njësoj si gjithë mbështetësit e tjerë të Sali Berishës po përdor “sulmin ndaj Kosoves” për qëllimet e tyre politike për të sulmuar “qorrazi” Edi Ramën.
“Vetëm Kryeministri i Shqipërisë (Edi Rama) flet për “tragjedi” ku humbi jetën një efektiv i policisë së Kosovës. Me demek si të ketë qenë “fatkeqësi natyrore”. Vetëm për Kryeministrin e Shqipërisë sot nuk ka patur SULM KUNDËR POLICISË SË KOSOVËS, kësisoj dhe asgjë për t’u dënuar. Tradhtia ka emër, dhe jo domosdoshmërisht brirë”, shkruan Strazimiri.