Një grup mbështetës të opozitës, kanë sulmuar pasditen e sotme eskortën e kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Librazhdit.
Ish-deputeti i PD për Elbasanin Edmond Spaho denoncon se policia ka nisur arrestimin e aktivistëve të PD në Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Belsh, ndërsa ka thirrur të paraqiten në komisariat kryetarët e kësaj partie.
‘Policia ne Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Belsh eshte leshur per te arrestuar aktivistet e PD. Per momentin jane kerkuar te paraqiten ne polici Kryetaret e PD Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas Eugen Isaj, Bujar Vreto dhe Arjan Karriqi. Asnje presion policor nuk na tremb. Rama ik’, shkruan Spaho.