Përfundon në p.rangat e Policisë, Ardian Çapja, koka e familjes Çapja në qytetin e Elbasanit, pas një operacioni të hartuar dhe zhvilluar nga Forcat RENEA.
Mësohet se pas disa orësh kërkime dhe kontrolle të rrepta në banesat e Çapajve, është bërë shoqërimi i disa prej anëtarëve të fisit, dhe është ndaluar Ardian Çapja.
Ndalimi dyshohet se është bërë pas dyshimeve se janë anëtarë të këtij fisi që kanë kryer sulmin me a.rmë zjarri, një natë më parë pranë bashkisë së Elbasanit.