Deputetja Rudina Hajdari tregohet e rezervuar për jetën e saj private. Të rralla janë foto e saj familjare në rrjetet sociale, mirëpo këtë here duket se ka bërë një përjashtim.
Rudina ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet bashkëshorti i saj sëbashku me vajzën, Sihanën.
Këtë foto Rudina e ka shoqëruar me mbishkrimin ‘Goca e babit’.
Kujtojmë se deputetja ka deklaruar se me bashkëshortin është njohur kur ndodhej në Amerikë dhe ishte vetëm 16 vjeçe, ndërsa aktualisht janë prindër të një vajze.