Nuk është vetëm Shqipëria që po përballet me një situatë surreale nga vetëkarantina për të bllokuar përhapjen e koronavirusit, por edhe vendet fqinje. Fotografi Ervin Shulku sjell për Shqiptarja.com përmes fotove gjendjen në Milano nga jeta e përditshme nga frika e koronavirusit, ku njerëzit i janë bindur urdhrit për të qëndruar në shtëpi.
Pamjet në foto tregojnë rrugët ditën e sotme të boshatisura totalisht. Ervin Shulku tregon se për të lëvizur duhet një formular ku të shkruhen të dhënat e personit që të thotë se ku do të shkojnë, e firmosur. Në supermarkete është vendosur një numër fiks klientësh dhe duhet të presësh të dalin që bësh shpenzime, sigurisht duke mbajtur distancën jo më pak se një metër.