Sot trainerit të kombëtares Sylvinho i kishte mbaruar kontrata paraprake e nënshkruar me FSHF. Turma e portaleve ordinere që kanë mbushur tregun mediatik on-line të pakontrolluar dhe pa ligj për shpifjet dhe mashtrimet mbushën hapsirat me lajmin se Sylvinho iku. Kjo për ca klikime që askush nuk e kupton se për se u duhen, kur janë një pikë uji i ndotur në tregun mediatik.
Fatkeqësisht gënjeshtrat si gjithmonë e kanë jetën e shkurtër, sepse sot gjithçka është finalizuar me sa duket në ditën e skadimit të kontratës së pare, sot më 9 korrik. Sylvinho për Top Channel deklaron: “Kemi folur Endi dhe mund të them që kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk kemi firmosur.”
Edhe pse në distance, Sylvinho në Porto, me pushime me familjen dhe presidenti i FSHF Armand Duka në Europian në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s në Gjermani për vazhdimësinë e Europianit me gjysmëfinalet dhe finale, është gjetur marrëveshja financiare dhe tashmë kushtet e ofruar dhe gjithçka ka pare provuar dhe përjetuar në vendin tonë trajneri Brazilian bashkë me stafin e tij e kanë bërë të refuzojë ofertat që ka patur për të vazhduar në Shqipëri, me kuqezinjtë për dy vitet e ardhshme, me një rritje page nga kjo aktualja që është rreth 750 mijë euro në vit.
Tashmë mbetet vetëm dalja zyrtare e palëve për ta njoftuar zyrtarisht, por jo tashmë pak rendësi ka sepse ndeshja e ardhshme e pare e kuqezinjve do të jetë në shtator dhe do të ketë kohë për pushime dhe më pas mbyllja ceremonia e firmosjes.