Një i moshuar, rreth të 60-ave, i cili duket se ia ka marrë dorën përdorimit të rrjeteve sociale, ka tmerruar një vajzë 20-vjeçare, pasi i ka bërë asaj ftesë në Facebook.
Vajza e ka pranuar me mirësjellje, por ka pasur dyshime, duke qenë se është hasur me një profil të rremë. Ka nisur bisedën me personin, i cili i ka dërguar edhe foto të fytyrës së tij.
Pa u munduar ta mashtrojë, Deliu i ka bërë me dije se është rreth 60-vjeç ndërsa vajza i ka thënë moshën e saj reale.
Ai nuk është sprapsur nga qëllimet dashakeqe, edhe duke parë se kishte të bënte me një person 40 vite më të vogël në moshë.
Burri i ka thënë se kërkon virtualitet intim dhe pa pritur përgjigje nga vajza, ka nisur ta joshë atë.
Është ndalur për pak ditë dhe më pas ka filluar sërish bisedën, edhe më vrullshëm, duke e tmerruar të renë, e duke i çuar asaj foto intime, të pjesës së gjoksit si dhe të organit të tij gjenital.
Vajza ka kopjuar të gjitha bisedat dhe i dërgoi pranë redaksisë sonë, duke u shprehur se është frikësuar nga ajo që ka parë dhe se vijon të mos ndihet e sigurt, por i vjen turp të tregojë në familje.
Ajo thotë se ndoshta, duke u bërë publike bisedat, Deliu do të sprapset dhe nuk do ta bezdisë më.