Kryeministri Edi Rama e konsideroi një tallje faktin që kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku të përmendte ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka i cili ndodhet parapa hekurave.
Rama kërkoi që të respektohej Koka pasi ka një familje dhe se po përballet me akuzat e ngritura, ndërkohë që përmendi dhe fjalë nga librat e shenjtë duke shtuar se uron që ata që ndodheshin në sallë me të të mos përfundonin kurrë pas hekurave ku është ish-ministri.
Pjesë nga biseda:
Jorida Tabaku: Mua s’më duke normale që ju vini dhe të merrni mikrofonin sa herë të doni këtu, është shumë e rëndësishme, janë fonde të buxhetit të shtetit
Edi Rama: Zonja Tabaku
Jorida Tabaku: Zoti Rama, zoti dëshmitar
Edi Rama: Zonja kryetare, ka një fjalë në librat e shenjtë që thotë kurrë mos ia bëj tjetri atë që s’do të doje të ta bënit ty, kurrë mos iu ardhtë dita që të shkoni aty ku është Lefter Koka, ai është me familje, ka nënë e njerëz dhe nuk mund ta merrni nëpër gojë. Shiko, ai ta vuajë aty nëse e ka bërë atë gjë por nuk talleni dot duke e marrë nëpër gojë, 7*7 =42 me të në burg…