Nga Bledi Mane
Të dy ish zyrtarë të lartë. Të dy juristë në profesion. Të dy gati moshatarë e familjarë. Të dy njësoj para ligjit.
I pari ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri 5 vjet rresht iu ballafaqua gjykatave, shkoi në çdo seancë, mbrojti veten publikisht, u përpoq legalisht dhe kur dështoi zgjati duart, i hodhën prangat dhe eci me këmbët e tij drejt burgut.
I dyti ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla 5vjet rresht nuk u ballafaqua me gjykatat, çonte avokatin në çdo seancë, nuk u mbrojt kurrë publikisht, justifikohej me sëmundje dhe raporte mjekësore dhe kur dështoi para ligjit e u shpall fajtor iku natën si skuth nga Shqipëria. I fshehur në Romë vuan çdo sekondë frikën e ekstradimit…
Ky është një ndryshim i madh mes dy burrave që deri dje kishin fatin tonë në duart e tyre!
Shënim i rëndësishëm/ Autori i shkrimit i kërkon falje legenit për krahasimin e bërë me këtë frymorin e lartpërmendur./skaproblem.al