Çështja “Tahiri” duket se ka vendosur edhe njëherë përballë demokratët dhe socialistët.
Komisioni hetimor që pritet të ngrihet është plotësuar me emrat e të dy kampeve politikë.
Së fundmi janë zbardhur edhe emrat e deputetëve socialistë që do të jenë anëtarë.
Bëhet me dije se pjesë do jenë: Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, dhe Xhemal Qefalia.
Kryetar i këtij Komisioni do të jetë deputeti demokrat Edi Paloka, ndërsa nënkryetare socialistja Ermonela Felaj.
Ndërkohë PD i ka besuar çështjen deputetëve: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka, duke shtuar edhe përfaqësuesin e LSI-së Endrit Brahimllari.