Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata për Krimet e Rënda caktoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Rama, ndonëse nuk ka bërë shumë komente, theksoi se vendimi në fjalë vetëm mund të respektohet.
“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, shkruan Rama.