Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, mbërriti ditën e sotme në Shqipëri ku zhvilloi disa takime të nivelit të lartë.
Pas takimit në kryeministri me shefin e qeverisë Edi Rama për rreth 45 minuta, ai ka shkuar edhe tek selia blu për të takuar liderin e opozitës Lulzim Basha.
Ai u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku.
Ndërkohë brenda e priti Lulzim Basha i cili ishte përgatitur për t’i folur mbi atë ç’ka ai e konsideron “masakra elektorale Rama-Doshi”.
Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Mirëpo ra në sy sjellja prej kllouni e Lulit, për të mos i uruar mirëseardhjen zonjës Juri Kim, e ilustruar me fotot e mëposhtme. Kjo gjë tregon se vizita ishte thjeshte një formalitet dhe një veprim paaralajmërues i SHBA-së për SHQUP-in dhe se Luli Basha me duar në xhepa i ka punët keq, përderisa qeshte nga zori kur nuk po qeshte askush.
Reeker në vizitën e tij zyrtare shmangu takimin me presidentin Ilir Meta duke zgjedhur të mos bëjë asnjë vizitë në Presidencë. /Ekskluzive.a