Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Itali me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, më në fokus “Ballkanin e Hapur”. Takimi u bë në një panair verërash.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se në fokus të bisedimeve me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin në Itali ishte lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve duke hequr të gjithë pengesat dhe barrierat e mbetura.
“Jam mirënjohës ndaj jush për shkak të faktit që edhe njëherë patëm diskutime të frytshme për çështje reale që nënkuptojnë jetën e qytetarëve të Ballkanit të Hapur. Diskutuam si të ndihmojmë qytetarët e zakonshëm që të heqim të gjitha pengesat e barrierat të mbetura në tregtinë e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve.
Do të përgatisim gjithçka përpara nisjes së sezonit veror që do e bëjë më të lehtë për njerëzit që të qarkullojnë përmes kufijve të secilit prej vendeve tona. Diskutuam që bashkë me Maqedoninë e Veriut do i japim qytetarëve tanë kartat elektronike për pagesën e tarifave të vogla. Janë gjëra të vogla por nënkuptojnë vazhdimësi.
Bëmë thuajse gjithçka lidhur me përfundimin e procesit për lëshimin e lejeve të punës dhe besoj do të jetë kur themeli për bashkëpunimin ekonomik të të gjithëve ne. Kemi rritur nivelin e tregtisë. Pengesa më e madhe për ne në Ballkanin Perëndimor janë kufijtë, sepse kur ke një kamion që transporton, ata vozisin 30% të kohës dhe 70% e shpenzojnë në pikat kufitare.
Ka shumë gjëra të tjera. Edi do të organizojë panairin e bukës dhe të verës në Shqipëri. Duam të angazhohemi më shumë me njëri-tjetrin. Do të doja të ftoja Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të ftojnë qytetarët serb më shpesh”, tha Vuçiç.