Për rreth dy orë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim në ‘Vilën 31’ në Tiranë.
Kurti erdhi me urgjencë drejt Shqipërisë, ku sipas informacioneve, mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.
Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t.